FTESË PËR OFERTË

📢 FTESË PËR OFERTË | Ndërhyrje pilot me gabione në Kallmet
Në kuadër të projektit “Adopt-a-Drain: Programi Komunitar për Parandalimin e Përmbytjeve në Lezhë”, Instituti për Menaxhimin e Mjedisit dhe Territorit fton subjektet e interesuara brenda Territorit të Bashkisë Lezhë të paraqesin ofertat e tyre për realizimin e një ndërhyrjeje pilot për stabilizimin e skarpatës në një segment të caktuar të kanalit kullues K-1-31 në Kallmet, përmes ndërtimit të mureve mbrojtëse me gabione.
📍 Zona e ndërhyrjes: Kanali kullues K-1-31 Kallmet, Bashkia Lezhë
🗓️ Afati për dorëzimin e ofertave: 25.10.2026
📧 Dorëzimi i ofertave: [email protected]
🔗Dokumentacioni i plotë i ftesës dhe formulari i ofertës
Projekti Adopt-a-Drain” – Programi Komunitar për Parandalimin e Përmbytjeve në Lezhë i zbatuar nga Instituti për Menaxhimin e Mjedisit dhe Territorit është financuar nga Bashkia Lezhë dhe Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 3 – ReLOaD3, i cili financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).
